Arben Ristani: “Jemi duke përmbyllur proceset tona, është prodhuar fleta e votimit e cila është ndarë sipas qendrave të votimit, ku fletët do të shkojnë dhe materialet e tjera zgjedhore. Ligji parashikon që pushtetarët vendor duhet të kishin përmbyllur me kohë procesin e vendndodhjes dhe caktimit të qendrave të votimit. Megjithatë ata vazhdojnë të ndajnë, bashkojnë dhe të lëvizin qendrat e votimit edhe sot. Ligji parashikon që 10 ditët e fundit bëhen lëvizje vetëm në raste forcash madhore. Në këto kushte ata janë duke shkelur ligjin dhe cenojnë rëndë mbarëvajtjen e procesit. Prandaj edhe njëherë do t’ju bëja thirrje asnjë lëvizje me qendrat e votimit në ditët që vijnë.”/tvklan.al