Kuvendi do te prese deri ne muajin Dhjetor për t‘iu drejtuar Komisionit Qendror te Zgjedhjeve qe te nise me pas procedurat e zëvendësimit te deputeteve socialist, te cilët prej disa muajsh kane bojkotuar punimet e parlamentit pasi u votëbesuan nga elektorati i majte ne zgjedhjet e 28 Qershorit.

Sipas nënkryetarit te kuvendit, Nasip Naço, legjislativi do te prese deri ne fund te këtij sesioni parlamentar dhe me pas konform kushtetutës , rregullores se kuvendit dhe kodit zgjedhor do te ndërhyjë. 

Argumentin e tij zoti Naço e shtjellon duke thënë se ka indicie sipas te cilave deputetet e selisë roze do t’i japin fund bojkotit brenda muajit Dhjetor.

Nasip Naço: “Brenda muajit Dhjetor opozita do të zërë vendin e saj në parlament. Ju e shikoni që bojkoti u thye dhe një deputet i Partisë Socialiste ka hyrë në parlament, pritet nga të tjerë, por kjo nuk është për të bërë diversione apo shantazh. Në rast se nuk vijnë në parlament do zbatohet rregullorja, kodi zgjedhor dhe kushtetuta e Republikës së Shqipërisë që janë të përcaktuara qartë, janë të miratuara me konsensusin e deputetëve socialist të djeshëm”.

E ndërsa për zotin Naço te zgjedhurit socialist ne procesin elektoral te 28 Qershorit nuk e gëzojnë te drejtën e mandatit te deputetit pasi nuk kane bere betimin ne kuvend.

Për juristen Aurela Anastasi është pikërisht mburoja e këtij mandati te fituar nga KQZ-ja qe justifikon bazuar dhe ne kushtetute mungesën e tyre ne kuvend për një afat 6 mujor.

Aurela Anastasi: “Situata konkrete mendoj se na shpie më shumë në kuadër të zbatimit të nenit 71 të kushtetutës, pika 2d, pasi është një afat limit kohor i parashikuar nga vetë kushtetuta dhe që kufizon mosparaqitjen në kuvend të deputetit.”

Ndërkaq debati lidhur me bojkotin e opozitës ka përfshire jo vetëm klasën politike dhe juriste ne vend,  por dhe faktorin ndërkombëtar, thirrjet e te cilit lidershipi i selisë roze ka refuzuar t’i pranojë./tvklan.al