Lajme Arkiva 2003
Kryetari i Partisë Demokristiane deputeti Nikollë Lesi ka vazhduar turin e tij paraelektoral në qytetin e Pukës. Në këtë vizite të tij ai është pritur nga simpatizantë të shumtë të partisë Demokristiane të këtij qyteti të cilët e kanë shoqëruar në ambientet ku është bërë konferenca e degës për këtë rreth.
Edhe njëherë në këtë qytet ku forca Demokristiane renditet e teta si forcë politike pas Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, Lesi ka deklaruar se Demokristianët do të vendosin si kandidatura për zgjedhjet lokale njerëz intelektual me mbështetje të fortë në publik.
Nuk mund të vazhdojmë më, tha Lesi, vetëm me dy partitë e mëdha, Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike të cilat kanë shkatërruar vendin në këto vite dhe pasojat kanë rënë mbi njerëzit e thjeshtë. Duke kërkuar zhdukjen e sistemit dy partiak Lesi ka theksuar se partia që ai drejton do ë fitojë në Pukë në zgjedhjet lokale.
Nikoll Lesi: Partia Demokristiane e Shqipërisë të jetë forcë bashkëqeverisëse e pushtetit për t’ju treguar të mëdhenjve dhe zotit Berisha edhe zotit Nano se nuk mund të qeveriset vetëm nga ata të dy ky vend, se nuk janë vetëm ata demokratët dhe socialistët më të mençur të Shqipërisë, se nuk janë vetëm ata që kanë në radhët e tyre drejtues të zotë për shtetin./tvklan.al