Vladimir Beja: “Partia Demokristiane deklaron e bindur se vrasja e Aleks Kekës nëpërmjet atentatit tragjik është vrasje politike. Ne denoncojmë kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, për nxitjen e terrorit politik nëpërmjet akuzave dhe shpifjeve kundër përfaqësuesve të Partisë Demokristiane. Partia Demokristiane kërkon nga organet e sigurisë kombëtare, policia, prokuroria dhe shërbimi inteligjent të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore shkaktarët e kësaj vrasje të rëndë politike.”/tvklan.al