Vladimir Beja: “Partia Demokristiane deklaron e bindur se vrasja e Aleks Kekës nëpërmjet atentatit tragjik është vrasje politike. Ne denoncojmë kryetaren e kuvendit, Jozefina Topalli, për nxitjen e terrorit politik nëpërmjet akuzave dhe shpifjeve kundër përfaqësuesve të Partisë Demokristiane. Partia Demokristiane kërkon nga organet e sigurisë kombëtare, policia, prokuroria dhe shërbimi inteligjent të zbardhin menjëherë ngjarjen dhe të vënë para përgjegjësisë ligjore shkaktarët e kësaj vrasje të rëndë politike.”
Mimi Kodheli: “Ngjarja e sotme përgjak sërish fushatën zgjedhore të cilën po e tensionon çdo ditë e më shumë gjuha e urrejtjes dhe presioni i pushtetit. Ne i bëjmë thirrje policisë së shtetit të punojë pa u bërë palë me askënd dhe pa u nxituar në përfundime të parakohshme dhe jo profesionale të zbardhë një orë e më parë rrethanat e kësaj vrasje dhe të çojë përpara drejtësisë autorët e saj. Partia Socialiste i bën thirrje shqiptarëve t’i shmangen dhunës dhe të bëhen pjesë e një debati politik qytetar në këto zgjedhje kaq të rëndësishme për të ardhmen tonë duke vendosur me votë dhe jo me dhunë.”/tvklan.al