Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu pati një takim me mbështetës të kësaj partie në zonën e Paskuqanit, në Tiranë. Duke u ndalur në arritjet e mazhorancës kreu i Republikanëve tha se koalicioni i djathtë është koalicioni i suksesit i cili shumë shpejt do të bashkohet me familjen Europiane.
Fatmir Mediu: “Gjithsecili nga ne që është këtu kanë motra, kanë vëllezër, kanë fëmijë në emigracion. Janë ata të cilët punojnë në punë të vështira duke na mbështetur dhe ekonomikisht. Janë ata të cilët do ti shikojmë me seriozitet për të qenë pjesë e jona. Por kjo mundësi e re është një mundësi komunikimi i jashtëzakonshëm për gjyshërit të cilët nuk kanë parë nipërit dhe mbesat e tyre se si kanë lindur dhe si janë rritur, nuk kanë mundur t’i përkëdhelin dot. Nuk kanë parë akoma fëmijët e tyre se s’kanë pasur mundësi që të marrin një vizë. Pra mbi të gjitha ajo që ne duam, familja shqiptare do të bashkohet brenda këtij konteksti të ri Europian që fiton Shqipëria dhe unë mendoj që kjo është një nga fitoret më të mëdha për gjithsecilin nga ne. Mundësi e re, një familje e bashkuar dhe një shans për të ecur të gjithë së bashku.”
Gjatë këtij takimi, Mediu prezantoi Bashkim Kukën si kandidat për deputet të kësaj zone në zgjedhjet e 28 qershorit./tvklan.al
Gazetar: Julian Kasapi