Sekretarja për Shanset e Barabarta dhe Shoqërinë Civile në Partinë Socialiste Edlira Haxhiymeri i kërkon lidershipit të selisë rozë që të ndalë sulmet ndaj krerëve të kësaj partie në bazë, të cilët i kanë kërkuar atij të marrë përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e 28 Qershorit dhe të zbatojë statutin e partisë, duke u larguar nga drejtimi i saj.

Edlira Haxhiymeri: “Ujërat dhe lëvizjet e kësaj natyre nuk janë në nderin e PS-së. Është koha që PS-ja me urtësinë dhe mençurinë që karakterizoi të analizojë rezultatet e këtyre zgjedhjeve, të identifikojë problematikat që çuan në këtë rezultat dhe të përmirësojë punën për të siguruar funksionimin e të gjitha strukturave që në një të ardhme do të mundësojnë fitoren e PS-së.”

Për zonjën Haxhiymeri humbja e Partisë Socialiste shtron përpara lidershipit të saj respektimin e statutit që e detyron të ndërpresë mandatin e kreut të selisë rozë.

Edlira Haxhiymeri: “PS nuk e realizoi objektivin e saj për të realizuar, për të patur një mandat qeverisës. Mbështetur në statutin e PS duket se përgjegjësia mbi mbi lidershipin. Me ndërprerjen e mandatit të lidershipit aktual i lind e drejta të gjitha personaliteteve, figurave me reputacion që kanë kontribuar në PS dhe në qeverisjen e PS-së që të marrin pjesë në garë.”

Deklaratat e Sekretares Haxhiymeri vijnë në një kohë kur brenda kupolës rozë, por dhe në bazë, zërat që i kërkojnë zotit Rama të largohet po shtohen dita-ditës.

Blushi, Malaj, Allushi e mjaft drejtues të tjerë në qendër dhe krerët e disa degëve në rrethe, e shohin Ramën si shkaktar të lënies së socialistëve edhe për katër vjet të tjera në opozitë, me politikat e tij të gabuara në drejtimin e partisë dhe me paaftësinë për të bashkuar e drejtuar të majtën. /tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro