Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Në të shumtën e rasteve politikanët kanë vendosur të presin minutën e fundit të ndarjes së viteve në shtëpitë e tyre pranë familjes. Megjithatë nuk mungojnë  politikanët që preferojnë ta presin Vitin e Ri larg atdheut.

Nikoll Lesi:- “Mendoj që mund të shkoj me familjen jashtë shtetit, se një rast në këto 10 vjet mendoj se më takon dhe mua pas kryetarit Nano, që ishte këto ditë në Austri për vizitë dhe më takon dhe mua si njeri që i përkas vetvetes dhe jo politikës”.

Servet Pëllumbi:- “Nuk preferoj të iki nga vendi për festat e fundvitit”

Hamdi Jupe:- “Qytetarët janë të lirë ashtu dhe politikanët ta kalojnë këtë natë ku të dëshirojnë, natyrisht me paratë e tyre”.  

Teodor Laço:- “Tamam një turp për ata në qoftë se është e vërtetë ajo që thuhet, që në këtë gjendje kaotike të fukarallëkut që është vendi, pushtetarët tanë shkojnë festojnë në hotele luksoze jashtë shtetit. Unë s’do ta kisha bërë kurrë”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame