Viti 2020 ka qenë një vit stresues për të gjithë, falë koronavirusit të ri. Virusi vdekjeprurës u shfaq në qytetin Wuhan të Kinës në dhjetor 2019. Që nga ajo kohë ai ka infektuar më shumë se 79 milion njerëz dhe ka marrë 1.7 milion jetë në të gjithë botën, sipas të dhënave të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Me vaksinat e disponueshme tani, njerëzit shpresojnë që pandemia të marrë fund vitin e ardhshëm.
Pandemia e Covid-19 na ka dhënë shumë mësime të rëndësishme, njëra është rëndësia e të ngrënit shëndetshëm dhe mbajtja e imunitetit tonë të fortë. Për t’ju ndihmuar të bëni një jetë më të shëndetshme dhe të lumtur, ne kemi përgatitur një listë të gabimeve të zakonshme shëndetësore që duhet të shmangin në vitin e ardhshëm.
Neglizhimi i vaktit të mëngjesit
Shumë studime sugjerojnë që ata që konsumojnë mëngjes kanë tendencë të jenë më të shëndetshëm. Po ashtu pretendohet se anashkalimi i mëngjesit mund t’i bëjë njerëzit të shtojnë më shumë peshë, të rrisin rrezikun e mbipeshës dhe disa sëmundjeve kronike.
Ushtrimet fizike
Ushtrimet duhet të jenë një pjesë e rëndësishme e stilit tuaj të jetës, por mos e teproni. Ushtrimet e tepërta mund të çojnë në dëmtime, rraskapitje, sistem imunitar më të dobët dhe depresion. Mund të shkaktojë gjithashtu ndryshime anormale hormonale dhe dëmtime fizike të qëndrueshme. Ushtrimi i tepërt mund të dëmtojë përpjekjet tuaja për humbjen e peshës.
Nëse bëni më pak stërvitje ose aktivitet fizik, ju jeni duke e rrezikuar veten nga mbipesha, sëmundjet e zemrës, diabeti tip 2, disa kancere.
Nuk po fle mjaftueshëm
Shumë prej nesh e kanë zakon të përdorin pajisje elektronike para gjumit dhe ky gabim po na prish gjumin. Nëse nuk fle mjaftueshëm, truri dhe sistemet e trupit nuk do të funksionojnë normalisht, gjë që mund të çojë në pasoja të rënda shëndetësore dhe të ulë cilësinë e jetës suaj. Hulumtimet kanë treguar se nëse flini pak gjumë gjatë natës ngre rrezikun e vdekjes së hershme. Ekspertët e shëndetit rekomandojnë që të ndaloni përdorimin e pajisjeve elektronike të paktën 30 minuta para gjumit. Mundohuni të bëni gjashtë deri në tetë orë gjumë të rekomanduar gjatë natës.
Pirja e tepërt e kafeinës
Një deri në dy filxhanë kafe në ditë mund të ndihmojë në mbajtjen e zemrës tuaj të shëndetshme, por marrja e tepërt e kafeinës mund të bëjë që zemra juaj të rrahë më shpejt. Kjo mund të çojë në ndryshimin e ritmit të rrahjeve të zemrës, të quajtur fibrilacion atrial. Pirja e tepërt e kafeinës gjithashtu mund të ndikojë në modelin tuaj të gjumit, të shkaktojë dhimbje koke dhe shqetësime të barkut. Nuk është gjithashtu një ide e mirë të filloni mëngjesin tuaj me kafe ose çaj. Pini një ose dy gota me ujë menjëherë kur të zgjoheni.
Stresi
Nëse jeni të stresuar, qetësohuni. Emocionet e tepërta mund të shkaktojë shumë probleme shëndetësore. Nivelet e larta të stresit janë të lidhura me sistemin imunitar të kompromentuar, presionin e lartë të gjakut, sëmundjet e zemrës, shtimin e peshës dhe diabetin. Gjeni mënyra për të përballuar stresin. Ushtrimi është një mënyrë efektive për të zvogëluar stresin dhe për të përmirësuar cilësinë tuaj të përgjithshme të jetës. /tvklan.al