Lulzim Avdyli, vëllai i Dritan Avdylit, i është drejtuar sot Gjykatës së Faktit Tiranë duke kërkuar rrëzimin e vendimit të Komitetit të Kujdestarisë për ndarjen e fëmijëve të çiftit Avdyli mes gjyshërve nga nëna dhe babai. Janë kthyer dje duarbosh nga Laçi inspektorët e përmbarimit të cilët me një urdhër ekzekutimi janë paraqitur përballë vëllait të Dritan Avdylit për të marrë dy fëmijët.
Xhaxhai i dy fëmijëve ka paraqitur dje përpara përmbaruesve këtë prokurë të firmosur nga Dritani, pranë komandës së burgut 313 ku ndodhet aktualisht ai.
“Prokura e përgjithshme është dhe nga vëllai im në adresën time, për disa pasaktësira që janë bërë në lidhje me çeshtjen e fëmijëve. Prokura thotë që unë të përfaqësoj të gjitha të drejtat e mia ligjore përsa i përket edukimit dhe rritjes së fëmijëve.”
Me këtë prokurë, i vëllai Lulzimi sot është paraqitur në Gjykatë duke kërkuar pezullimin e urdhrit të përmbarimit për të marrë dy fëmijët e çiftit Avdyli./tvklan.al