Kukësi duhet ende të përballet me Qarabag në turtin e dytë kualifikues të Champions League, por verilindorët mësuan sot edhe kundërshtarët e mundshëm të turit të tretë, nëse kualifikohen me ekipin e Ansi Agollit.
Verilindorëve shorti i hedhur në Nyon të Zvicrës u vendosi fituesin e çiftit Bate Borisov-Hjk Helsinki.
Nga kjo përballje bjellorusët janë skuadra favorite. Ekipi i drejtuar nga Armando Cungu nëse kalon Qarabagun, ndeshjen e parë të turit të tretë do ta zhvillojë në shtëpi ndërsa atë të kthimit në transfertë.
Por nëse nuk arrin të kualifikohet, ish kampionët e Shqipërisë mund të vazhdojnë aventurën e tyre në Europa League me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisit të Gjeorgjisë dhe Vikingur të Ishujve Faroe.
Edhe Laçi ka mësuar kundërshtarin për raundin e ardhshëm të Europa League. Ata do të ndeshen me fituesen e çiftit Hibernians (Skoci)- Asteras Tripolis (Greqi), por për ta bërë këtë ata më parë duhet të eleminojnë Molden.
Tv Klan