Dëshira është pjesëmarrja në fazën e grupeve, por kualifikueset e Champions League janë një garë me pengesa të vështira. Për Kukësin sfida me Qarabag, është si një vrapim në malore por ish-kampionët do të përpiqen ta kalojnë.
“E dimë forcën e kundërshtarit që është përballë. Futbollit nuk i dihet kurrë. Preferoj ta mendoj dhe kërkoj fitoren, s’mund të jetë e pamundur për ne, jo gjithmonë fiton më i forti. Ta provojmë edhe në pastaj t’ia lëmë Kukësit.”
Cungu pa dashje zbulon difektet e Kukësit, që përballë Qarabag duhet t’i ndreqë.
“Vuajmë pak në momentet kur ekipi ka topin për të ndëshkuar kundërshtarin, ose për ta vënë në vështirësi, presim nga dita në ditë ndonjë afrim.”
Qarabag e izoloi skuadrën në një prej hoteleve të Shkodrës, qytet ku do të zhvillohet ndeshja. Në stërvitjen e zakonshme para sfidës me Kukësin, vëmendja e mediave ishte tek Ansi Agolli. Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare pritet ta nisë nga minuta e parë. Skuadrat do të luajnë të kujdesshme në sfidën e orës 19:00 për t’ia lënë kualifikimin ndeshjes së kthimit.
Tv Klan