Humbja në kupë me Apoloninë e ka zbritur Kukësin me këmbë në tokë për ta nisur sezonin, sikurse thotë trajneri Cungu duke luajtur si ushtarë.
Armando Cungu, trajner i Kukësit:
Sa i përket asaj ndeshjeje e kam thënë se në njëfarë mënyre dhe duke reflektuar ishte shuplakë e mirë për ne për të na rikthyer me këmbë në tokë. Futbolli luhet me ushtarë dhe duhet të jemi gjithmonë ashtu dhe në atë mënyrë u soll Apolonia. Ishte mundësia ideale për të humbur pasi erdhi në kohën e duhur dhe kemi mundësi të reflektojmë.
Shkodrani garanton tjetër mentalitet në nisje të kampionatit. Skuadra e tij pret Laçin.
“Nesër kemi karakter tjetër dhe duke pasur parasysh rrjedhën e kampionatit, pozicionin që kemi nesër hyjmë për të fituar ndeshjen”.
Kukësi dhe Laçi gjenden vetëm 4 pikë larg njëra tjetrës me verilindorët në vendin e dytë ndërsa kurbinasit në të pestin.
Tv Klan