Tekniku: Planet, në varësi të gjendjes së lojtarëve
Mirel Josa u afrua tek Kukësi në mes të sezonit për të shpëtuar ç’të mundet nga objektivat që i kanë mbetur këtij klubi. Tekniku ka shumë punë përpara, pasi duket të bëjë riparimet e nevojshme, duke bërë llogaritë me futbollistët që ka, ata që do të vijnë dhe sigurisht luftën totale në të gjitha anët në çdo javë të kampionatit. Por a ka trajneri një plan se nga duhet ta nisë punën?
“S’dua t’i tregoj se do m’i kopjojnë. Bëj shaka. Planet do ti shikojmë në varësi të situatës dhe gjendjes së lojtarëve qoftë dy mbrojtësit që kanë ardhur. Nuk do të thotë se këta lojtarë që do vijnë do i fusim direkt për të ndryshuar skuadrën. Nuk jemi në fazë përgatitore për të pritur përmirësimin e gjendjes fizike. Duhet të kemi dhe fat për gjendjen e tyre fizike dhe mënyrën si sillen në fushë”.
Në ditët e fundit të merkatos Kukësi pret të afrojë edhe 3 futbollistë të tjerë.
Mirel Josa që nisi stërvitjen që mesditën e të martës po përgatit skuadrën për transfertën e Korçës kundër Skënderbeut të vendit të fundit në renditje.
Tv Klan