Barazim i tensionuar mes Flamurtarit dhe Luftëtarit
Kukësi fitoi përballjen delikate të javës së 13 ndaj Bylisit. Skuadra e Shpëtim Duros mori tre pikë duke u renditur përkohësisht në vendin e dytë të renditjes që ishte okupuar më parë nga ballshiotët. Në takimin e luajtur në “Elbasan Arena”, ishte Kristal Abazaj që në mesin e pjesës së parë, mundi të shënonte në portën e Bylisit.
45-minutëshi i parë u mbyll në barazim pasi Guindo shënoi për ballshiotët. Në pjesën e dytë skuadrat tregohen më të kujdesshme. Me zëvendësimet e bëra u duk se erdhi më shumë freski në skuadër por kuksianët shënuan golin e avantazhit falë kombinimit të repartit të sulmit. Abazaj, Shkurtaj dhe finalizimi i Rrocaj siguruan 3 pikët e këtij takimi mjaft të rëndësishëm.
Në Vlorë skuadrat e fundit të renditjes u ndanë në barazim, por jo në paqe. Pjesa e parë mes Flamurtarit dhe Luftëtarit përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa me fillimin e së dytës ishin gjirokastritët që kaluan në avantazh me Rrapon. Vlonjatët nuk e pranuan këtë rezultat dhe luftuan deri pas përfundimit të kohës së rregullt. Goli i minutës së ‘93 erdhi nga Nika.
Skuadrat morën nga një pikë në këtë takim, por pozicionet e tyre në renditje nuk kanë ndryshuar.
Tv Klan