Lajme Arkiva 2003
Dita e Kurban Bajramit është festuar me madhështi edhe në qytetin e Elbasanit, i cili renditet në dy rrethet kryesore të vendit ku dominon besimi islam. Ceremonitë festive me fishekzjarre nisën që mbrëmjen e kaluar, ndërsa falja e organizuar nga myftinia e Elbasanit u krye në pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, ku morën pjesë mbi 3000 besimtarë.
Në fjalën e tij përshëndetëse myftiu i Elbasanit Halid Muharremi akuzoi prokurorinë se po mbajnë sekret emrin e vrasësit të sekretarit të komunitetit Mysliman shqiptar Sali Tivari. Prokuroria ka thënë që të mbante sekret pistat e hetimit dhe të shpallte vrasësin, deri më tani kanë bërë të kundërtën.
Kanë shpallur bishtat e hetimit dhe kanë mbajtur sekret vrasësin. Duke bërë kështu prokuroria gatishmërisë së myslimanëve për bashkëpunim i përgjigjet duke vënë bashkë padashje forcat dhe integrimet ant- islame që prej kohësh po injektohen si helm në trupin dhe trurin e publikut shqiptar.
Myftiu i Elbasanit tha se edhe media ka mbajtur gjatë zhvillimeve të fundit një qëndrim jo të drejtë ndaj besimtarëve mysliman në Shqipëri.
Halid Muharremi: “E rëndësishme për t’u kuptuar këtu vëllezër dhe motra nga të gjitha këto akuza është fakti se në fokus u vu feja islame si fe intolerante dhe terroriste. E gjithë thashethemnaja e ngritur ka si qëllim vrasjen kolektive të besimtarëve mysliman shqiptar. Në këtë mënyrë ju bë e njohur opinionit publik se vendi ndodhet përpall rrezikut të intolerancës për radikalizmin islamik”.
Pas ceremonisë së faljes disa shoqata organizuan therje masive të bagëtive për nder të ditës së Kurban Bajramit, ku 70 krerë ju shpërndan të varfëve. Në Elbasan numërohen 57 xhami të shpërndara si na fshat edhe në qytet./tvklan.al