Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Dollari amerikan ka shënuar sot rritje me një pikë në krahasim me një ditë më parë. Nga njësitë e këmbimit valutor, 1 dollar amerikan është blerë me 123 lekë dhe është shitur me 123.2 lekë. Ndërsa monedha e përbashkët europiane euro është blerë me 140.1 lekë dhe është shitur me 140.3 lekë, ndërsa paundi britanik ka fituar 0,5 pikë në krahasim me një ditë më parë. Ndërsa franga zvicerane ka mbetur e pandryshuar gjatë gjithë javës.
Paqëndrueshmëria e monedhës së gjelbër në tregjet ndërkombëtare, ka ardhur si rezultat i luftës në Irak, ku dollari amerikan u zhvlerësuar dhe me monedha të tjera të huaja. Specialistë nga Banka e Shqipërisë kanë theksuar se Banka Qendrore nuk mund të ndërhyjë në tregun e lirë valutor, nëse nuk cenohet objektivi i inflacionit i vendosur nga ky institucion./tvklan.al