Nëpërmjet një statusi në rrjete sociale Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Evis Kushi ka uruar Ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, duke u bërë të rinjve edhe një thirrje në lidhje me drejtshkrimin.

“Të dashur të rinj dhe të reja! Le t’i japim vlerë çdo shkronje. Le të shkruajmë sa më saktë, bukur dhe qartë gjuhën shqipe”,  shkruan ministrja.

Statusi i plotë i Ministres Kushi:

Sot përkujtojmë 113 vjetorin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një nga ngjarjet më të shënuara të kombit shqiptar.

Është krenari të kujtosh ata 50 delegatë të Kongresit të Manastirit, të mbledhur nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët na lanë si trashëgimi një thesar kaq të çmuar, si Alfabetin tonë.

Të dashur të rinj dhe të reja!

Le t’i japim vlerë çdo shkronje. Le të shkruajmë sa më saktë, bukur dhe qartë gjuhën shqipe!

Gëzuar 22 nëntorin, Ditën e Alfabetit të Gjuhës sonë!/tvklan.al