Kushtet e urbanëve në kryeqytet nuk do të pësojnë asnjë përmirësim dhe pse çmimi i biletës dhe aboneve do të rritet. Shoqata e Transportit Urban deklaron se nuk do të ndërhyjë për të rregulluar gjendjen e mjerueshme të këtij shërbimi, pasi paratë që do të përfitohen nga rritja e çmimit të biletës me 50% do të shërbejnë për të shlyer borxhet.
“Kuptohet që kjo nuk mund të reflektohet direkt pa grumbullu të ardhura nga këto Shoqëri e Transportit Urban, ato janë shumë debitorë në firmat e shitjes së karburanteve që kanë marrë karburante pa paguar lekët. Rritja e çmimit emergjent po themi e biletës erdhi si rezultati i asaj, sepse shoqëritë e transportit siç e kemi theksuar dhe herë të tjera ishin gati në falimentim”.
Çmimi i ri i biletës prej 30 lekësh do të bëhet menjëherë pas botimit në Fletoren Zyrtare të vendimit të qeverisë./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami