Këto janë pamjet që mund t’i ndeshësh lehtësisht në shumicën e qyteteve tona. Fëmijët e shkollave e kanë të pa mundur që të kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën për shkak të trafikut kaotik dhe mungesës së sinjalistikës rrugore. Nga një vëzhgim që bëmë me kamerën tonë në disa qytete, konstatuam se nxënësit e shkollave janë të rrezikuar seriozisht nga aksidentet rrugore.
Në Shkodër tabelat e vendosura për orientimin nxënësve dhe drejtuesve të mjeteve mungojnë prej kohësh në rrugë dhe trotuare.
Agron Kastrati: “Bashkia duhet të reagoj edhe me mjete të tjera rrethanore sepse është një rrugë kryesore që mund të vehen bume plastike ose mjete të tjera parandaluese në mënyrë që të kemi sa më pak ose mos të kemi aksidente”.
Në Peshkopi muajt e fundit kanë ndodhur 3 aksidente me pasoj vdekje ku viktima kanë qenë edhe fëmijët.
Ilir Krosi: “Struktura jonë e policisë bashkiake, është e pakët me 3 polic dhe këto 3 polic nuk m und të mbulojnë gjithë këto shërbime. Ne pra u kemi kërkuar policisë rrugore që këro probleme të trafikut t’i mbulojë policia rrugore”.
Në Durrës, përveç mungesës së tabelave, disa shkolla nuk kanë as mure rrethuese. Çka shumë herë i kthejnë oborret në parkingje për makinat.
“Kemi frikë se makinat ecin me shpejtësi”.
“Kemi fikë se edhe makinat mos të shikojmë mund të na shkelin”.
Vangjush Dako: “Besoj se në fund të muajit apo në fillim të muajit që vjen do të kemi vendosur gomat e kufizimit të shpejtësisë në të gjithë rrugët kryesore të qytetit dhe aq më tepër atje ku janë shkollat”.
Në Korçë rrugët nuk kanë asnjë sinjalistikë për fëmijët e shkollave, ndërsa në Lushnje dhe Fier ky problem ekziston prej vitesh.
Në Tiranë ku trafiku i automjeteve është edhe më i rënduar, në shumë raste zgjidhja e vetme është kujdesi që duhet të tregojnë vetë nxënësit ose prindërit e tyre. Edhe pse në disa shkolla ekzistojnë sinjalet dhe tabelat, janë drejtuesit e automjeteve që nuk i respektojnë ato.
Gazetarja: “Fëmijët e kësaj shkolle për të ikur në shtëpi apo për të ardhur nga shtëpia në shkollë janë të detyruar të kalojnë përmes një trafiku të çmendur pasi nuk ka asnjë tabelë që të njoftojë ato, se tani mund të kalojnë apo gjithashtu të ndaloj shoferët e automjeteve që të kalojnë në momentin që nxënësit duhet të dalin apo të hyjnë”./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami