Gazetarja: “Segmenti i Unazës nga stacioni i Trenit deri tek kryqëzimi i Medresesë vazhdon të mbetet problematik edhe pse televizioni Klan disa herë ka bërë kronika për makinat që parkojnë në kundra-vajtje, duke shkelur tabelat asgjë nuk është përmirësuar. Përsëri makinat vazhdojnë të jenë të parkuara madje siç e shikoni shpesh herë ato parkohen dhe dyshe, duke vështirësuar së tepërmi kalimin e automjeteve në këtë segment rrugor.”

Makinat e parkuara buzë rrugës pikërisht duke shkelur haptazi rregullat e qarkullimit rrugor, janë kryesisht të tregtarëve që kanë dyqanet buzë këtij aksi rrugor, por nuk mungojnë edhe makinat e qytetarëve që shpesh herë teksa ju duhet të frekuentojnë tregun apo dyqanet aty rreth e rrotull nuk e kanë problem që të parkojnë, jo vetëm kundratabelë, por edhe për 2 apo për 3 duke e bllokuar kështu tërësisht rrugën. E gjitha kjo shkakton trafik dhe stres për drejtuesit e mjeteve që janë të detyruar të kalojnë aty duke manovruar herë pas here në mënyrë që të arrijnë të dalin në krye të rrugës.

Por më shqetësues bëhet fakti kur në këtë segment të ngarkuar rrugor kalojën autoambulanca me të sëmurë. Rruga e parashikuar me dy korsi në mënyrë që urgjencat të kalojnë pa problem është vetëm me një vendkalimi për automjetet ku çdo shofer përpiqet të kalojë për t’i shpëtuar tmerrit që shtohet edhe nga vapa./tvklan.al

Gazetarja: Brunilda Cami

Montazh: Vilma Halilaj