Jozefina Topalli: “91 pro, s’ka kundër, s’ka abstenim. Kuvendi me 91 vota mbështeti projektrezolutën e përgatitur nga komisioni i jashtëm”.

Në këtë mënyrë kuvendi ndezi dritën jeshile, duke i dhënë qeverisë shqiptare të drejtën për të paraqitur në mënyrë zyrtare kërkesën për statusin e vendit kandidat pranë presidencës çeke të radhës në BE. Varianti që tashmë mori Okay në parlament, ka në brendësi të tij vetëm ndryshimet që ju bënë rezolutës në komisionin e jashtëm, ku përfshihet dhe një pikë sipas të cilës nuk mund të detyrojë qeverinë për të përshpejtuar afate kohore në bërjen e kërkesës zyrtare për marrjen e statusit.

Pjesë e propozimeve të bëra nga anëtarë të komisionit të jashtëm në këtë rezolutë është dhe një pikë sipas të cilës, anëtarët e kabinetit qeveritar madje dhe vetë kryeministri duhet të raportojë në mënyrë periodike para komisionit mbi ecurinë e reformave të ndërmarra në kuadër të anëtarësimit në BE.

Por draftit që mori konsensusin e të gjitha palëve nuk ju shtuan propozimet e paraqitura nga opozita të mërkurën në komisionin e integrimit. Mes tyre përfshihet dhe paraqitja e një programi pune nga ana e ekzekutivit me kërkesat që mbeten prioritet i angazhimeve të qeverisë.

Pjesë e këtyre propozimeve ishin infrastruktura zgjedhore, liria e medias, ajo e pronave, liberalizimi i vizave si dhe pavarësia e organit të drejtësisë. Pas këtij aksion politik të ardhur nga radhët e mazhorancës i cili gjeti dhe konsensusin e opozitës përpara qeverisë shqiptare del një tjetër angazhim serioz, ai për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e konformë standardeve më 28 qershor./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro

Operator: Enver Shehu