Ky që shihni në foto është Novruz Cenalia, efektivi 28-vjeçar i cili mbeti i vrarë me armë zjarri këtë të hënë në Fier. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Baltëz, teksa i riu Cenalia po shkonte për në punë. Ai ishte efektiv i repartit “Shqiponja” dhe ishte pjesë e policisë prej 3 vitesh.

Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje tragjike dyshohet të jetë Azgan Mërnica. Pasi e qëlloi për vdekje efektin ai u largua me makinë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht policia është në kërkim të tij.

Sa i përket motiveve, paraprakisht policia thotë se shkak për vrasjen është bërë një konflikt i çastit. Por gazetarja Anila Sefa mëson se viktima dhe autori i ngjarjes janë me origjinë nga Hasi dhe shkak për ngjarjen dyshohet të jetë bërë gjakmarrja.

Sipas asaj që mësojnë gazetarët e Klan News, në 1997, babai i efektivit raportohet se në kushtet e vetëmbrojtjes, ka vrarë një fqinjin e tij në Has.

Megjithatë të gjitha këto janë të dhëna paraprake dhe do të jenë hetimet e policisë ato që do të hedhin dritë mbi këtë vrasje.

Ndërkohë, gazetari Besar Bajraktaraj raporton se edhe babai i 28-vjeçarit është pjesë e forcave të policisë po në Fier./tvklan.al