Edhe pse Mbappe mund të kishte kërkuar një marrëveshje financiare më fitimprurëse diku tjetër, paga e tij tek Real Madrid thuhet se do të jetë dukshëm më e vogël se ajo që që përfitoi tek PSG dy vjet më parë. Ky vendim pasqyron dëshirën e tij për të luajtur për një nga klubet më prestigjioze në botë dhe për të kontribuar në suksesin sportiv të ekipit, përtej konsideratave ekonomike.
Tifozët e Real Madridit janë të etur për të parë Mbappé në veprim së bashku me yjet e tjerë të skuadrës dhe pritshmëritë janë të larta. Njoftimi zyrtar për ardhjen e tij në klub pritet të bëhet pas finales së Champions League, moment ky që mund të shënojë fillimin e një epoke të re për skuadrën spanjolle.
Në fakt e gjithë bota e futbollit pret ndikimin që do të ketë ai në skenën sportive ndërkombëtare.
Por futbollisti do të jetë edhe pak kohë i lidhur me Francën. Presidenti i vendit Emmanuel Macron i ka kërkuar hapur Real Madrid-it që të lejojë Kylian Mbappe të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.
Për Francën kjo është çështje shtetërore. Prania e Kylian Mbappé, figura më e madhe e sportit të tij, në Lojërat Olimpike Paris 2024 është thelbësore.
Përveç kësaj, Thierry Henry, trajner i skuadrës U-23 me të cilën Franca do të përfaqësohet në olimpiadë mund të kërkojë të grumbullojë Aurélien Tchouaméni, Eduardo Camavinga dhe Ferland Mendy. Fjalën e fundit e ka Florentino Perez.
Tv Klan