Lajme Arkiva 2003
Një nga operat më tragjike të shfaqura në botë “La Boheme” nga Giacomo Puccini, është rishfaqur sërish në Teatrin e Operas dhe Baletit, kësaj radhe në kudër të bashkëpunimit tonë me artistë të njohur të huaj ka ardhur si i ftuar special në këtë edicion të “La Bohem” tenori italian Masimiliano në rolin e Rudolfos.
Në rolet e tjera kanë interpretuar artistët e njohur të operas sonë Mariana Leka, Irini Nikolla, Etleva Golemi, Renis Hyka, Avni Shehu etj. Ndërsa sërish është i ftuar edhe baritoni koreano-jugor Kim Sungil i cili ka qenë pjesëmarrës edhe në edicionet e kaluara të kësaj opere në skenën tonë .
Opera me katër akte “La Boheme” kësaj here nuk i ka zhvilluar ngjarjet e saj në lagjet periferike të Parisit, por është sjellë nga regjisori Armando Bora në realitetin e kryeqytetit shqiptar. Realizimi i seknografisë mbi një realitet shqiptar përbën kështu një eksperiment të përdorur për herë të parë në skenën e operas sonë, pasi vetë opera është një gjini e cila nuk e pranon eksperimentimin.
Publiku i kryeqytetit duket se e ka mirëpritur edhe këtë të re në operën e famshme të Puccinit e cila është interpretuar edhe njëherë në mënyrë të shkëlqyer nga orkestra e teatrit të Operas dhe Baletit në drejtim të dirigjentit italian./tvklan.al