Ministri i Jashtëm i Sllovakisë Miroslav Lajcak, ishte sot vizitor në Qendrën e Personalizimit të Kartave të Identitetit dhe Pasaportave Biometrike. I shoqëruar nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, ai e cilësoi procesin e pajisjes së qytetarëve shqiptarë me pasaporta biometrike një argument shumë të fortë në marrjen e vendimit të BE për liberalizimin e vizave.
Miroslav Lajcak: “E di sa i rëndësishëm është procesi i liberalizimit të vizave për qytetarët shqiptarë, por në të njëjtën kohë edhe sa i rëndësishme është kjo për qytetarët e BE-së që dokumente e identifikimit të jenë të sigurta dhe të përmbajnë standardet më të larta të cilësisë kërkuar nga BE-ja, ku të dhënat të jenë të mbrojtura dhe sigurisht që kjo vizitë ishte e nevojshme dhe shuam bindëse. Unë mund të gjykoj tani që kjo vizitë ka arritur standardet më të larta dhe përfundimisht ky është një argument shumë i fortë dh pozitiv që BE do të marrë parasysh kur të vendosë për lëvizjen e lirë të qytetarëve përmes liberalizimit. Unë me shumë kënaqësi do të njoftoj kolegët e mi evropian mbi atë çka un pashë tani.”
Ministri i Brendshëm Basha deklaroi se procesi i aplikimit nga qytetarët shqiptarë për pasaporta biometrike është plotësisht në udhë të mbarë.
Lulzim Basha: “E vërteta është që në saj të fluksit shumë të madh të aplikimeve procesi ka arritur në kulmet e tij dhe sistemi ka qenë i mbingarkuar. Faktikisht sipas informacionit ka pasur ditë ku kemi pasur dhe 11 e 400 aplikime në ditë, që natyrisht nga pikëpamja e ecurisë së procesit është diçka shumë e mirë, por nga pikëpamja e menaxhimit të një fluksi kaq të madh sigurisht sjell edhe vonesa edhe sot ne kemi arritur qartësisht dhe bindshëm ritmet më të larta në të gjithë kontinentin evropian sa i përket aplikimeve për frymë për pasaporta biometrike.”
Që nga fillimi i procesit e deri më tani kanë aplikuar për pasaportë biometrike afro 450 mijë qytetarë shqiptarë./tvklan.al
Gazetare Anduena Llabani