Në vitin 1992 qyteti i Fokës në Bosnjë u bë arenë e terrorit të policisë serbe ndaj mijëra banorëve myslimanë të qytetit. Dje nga trupat franceze të SFOR të vendosura në Bosnjë është vrarë aksidentalisht Dragan Gagoviç i cili në vitet e konfliktit ka qënë komandant i policisë i akuzuar për genocid dhe krime kundër njerëzimit nga Gjykata Ndërkombëtare.
Një roje e Gardës Spanjolle është plagosur nga shpërthimi i një bombe molotov. Shpërthimi ka ardhur pas manifestimit të djeshëm ku morën pjesë përfaqësues të ndryshëm politik, me kërkesen për të zhvendosur 535 të burgosurit e Etas nga burgjet në zona të ndryshme të Spanjës, për në pikat ku janë dakort edhe përfaqësues të Baskëve.
Vdekja e princeshës Diana ka qënë thjesht një incident. Ky është versioni i fundit i Gjykatës. Sipas tyre as fotografët dhe as shoferi nuk janë fajtorë. Por i ati i Dodi Al Fajetit nuk do ta lërë me kaq investigimin. Ndërsa badigardi i Dianes ka firmosur konkluzionet e Gjykatës.
Flamuri me përmasat më të mëdha në botë, ngjyrat e tij i përkasin Italisë, i cili është transportuar në Romë. Përmasat e tij janë 4500 metra nga 1500 metra për çdo ngjyrë përkatëse,ndërsa data krijuese e superflamurit është janari i 1997. Tani flamuri po bëhet gati për renditjen në vendet e para të librit të kampionëve Gines./tvklan.al
Gazetare : Mirela Milori