Lajme nga bota: Presidenti Rus Boris Jelcin për arsye shëndetësore nuk ka pritur dot kreun e Qeverisë Spanjolle Aznar, por ka komunikuar me të nëpërmjet telefonit. Nesër Duma Ruse do të mblidhet për të votëbesuar ose jo kandidaturën e re për Kryeministër, atë të Stepashin.

Mos prekni Sonja Gandin”, janë këto parrullat e mijëra militantëve të Partisë Kongresiste, Presidentja e së cilës është figura më e diskutuar në politikën e Indisë. Dje ajo vendosi kandidaturën e saj. Fakti ku mbështeten kundërshtarët e saj është se Sonja Gandi është me origjinë të huaj.

Për herë të parë krahu politik i organizatës terroriste ETA ka firmosur sëbashku me lideret e partive baske për një pakt paqeje i cili dënon dhunën. Ky pakt është në kuadrin e një autonomie që dëshirojnë vendet baske./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori