Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 1 Shkurt 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 1 Shkurt 2025
Rama: Vota për PS, një hap pranë ëndrrës europianë. Opozita kënetë me bretkosa
Kryeministri Rama deklaron se vota per Partine Socialiste do ta coje Shqiperine nje hap larg endrres europiane. Nga Kuvendi Kombetar Rinor ai tha se nuk duhet luajtur me fatin e vendit duke votuar per opoziten, te cilen quajti “kenete me bretkoca”.
Hyn në fuqi ulja e çmimit të energjisë. Deri në 700 kwh do të paguhen me 8.5 lekë
Hyri sot ne fuqi vendimi i Entit Rregullator te Energjise per uljen e çmimit te energjise elektrike. Te gjitha familjet qe harxhojne deri ne 700 kilovatore do e paguajne energjine me 8.5 leke nga 9.5 qe ishte deri ne janar.
43 emigrantët e Gjadrit kthehen sërish në Itali. Gjykata e Romës: Ndalimi i tyre është i paligjshëm
43 emigrantet e mberritur ne fillim te javes ne kampin e Gjadrit u kthyen ne Itali ne zbatim te vendimit te gjykates se Romes. Ministria e Brendshme italiane tha se protokolli me qeverine Rama eshte ne fuqi dhe se do te dergojnë serish emigrante drejt Gjadrit.
Sharra nuk pranon më dhera, paralizohet ndërtimi në Tiranë. Ndërtuesit: Duhen vendgrumbullime të reja
Industria e ndertimit ne Tirane ka hyre ne ngerç, per shkak se landfilli i Sharres, i vetmi vend ku mund te depozitohen dherat, nuk ka me hapesire. Shoqata e ndertuesve thote se ka kerkuar hapjen e vendgrumbullimeve te reja, por nuk ka marre pergjigje.
Shqipëria do të aplikojë ‘’burgun e hapur’’ për ata me 1 vit dënim: ditën jashtë e në punë, natën në qeli
Shqiperia do te aplikoje burgun e hapur per te denuarit qe u ka mbetur edhe 1 vit burg dhe nuk paraqesin rrezikshmeri. Ata qe do te perfitojne nga ky sistem, do a kalojne diten jashte dhe mund te punojne, ndersa naten rikthehen ne qeli.