#Rudina, një program nga autorja dhe moderatorja #RudinaMagjistari, një prej emisioneve më të ndjekur dhe të dashur për publikun duke ofruar tema të larmishme për të gjithë familjen.
Përshëndetje, të dashur miq! Edhe këtë të shtunë jemi bashkë, por ndryshe nga herët e tjera, këtë herë kemi vendosur të jemi në një panel mes zonjave. Një bisedë mes vajzave, për gratë dhe mbi rrugëtimin e tyre në botën e karrierës.
Sot do të kthejmë kokën pas, për të parë sesi ka qenë rruga e një gruaje drejt suksesit dekada më parë dhe si është sot. Do të kujtojmë historitë e nënave, gjysheve dhe grave të brezave të kaluar, që ndoshta ëndërronin të ishin mjeke, pedagoge, regjisore apo gazetare, por shpesh u përballën me kufizime, sfida dhe pengesa që sot mund të na duken të pabesueshme. Në një kohë kur zgjedhjet e një gruaje shpesh nuk i përkisnin asaj, si ishte të ndërtoje një karrierë dhe një emër atëherë? Po sot?
Do të kemi sot 5 zonja të suksesshme, secila me një histori dhe eksperiencë unike. Do të jetë një bisedë me kujtime, sfida dhe momente frymëzuese, dhe sigurisht, nuk do të mungojnë fjalimet e të ftuarave tona `90.
Të ftuara:
Suzana Guxholli-Pedagoge/Rektore ne Universitetin “Marin Barleti”
Klaudia Hila- Regjisore
Bujana Malaj- Poete/Zv Presidente e Asamblesë Mbarëkombëtare të Misionarëve të Pajtimit
Rudina Koromani- Psikologe
Doreada Mio- Moderatore
Gruaja në karrierë/ Atëherë dhe sot, si kanë ndryshuar kohët? Sfidat dhe sukseset
Gruaja dhe karriera/ Ekuilibri mes familjes dhe profesionit
Sa solidaritet femëror ka në ditët e sotme?