#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 10 Janar 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 10 Janar 2023
4 denoncime për vjedhje për Rozeta Dobin. Dalin përgjimet që zbuluab 400 mijë Eurot.
Kater denoncime te tjera jane bere ne polici per Rozeta Dobin, sanitaren qe vodhi 120 mije euro ne shtepine e ish -zyrtares Alda Klosi, por ne asnjerin prej tyre nuk flitet per shuma parash. Autoritetet po hetojne per burimin e tyre.
Rama mbledh krerët e partive shqiptare të RMV. Diskutohet për miratimin e ndryshimeve kushtetuese.
Mbahet sot në Tiranë takimi i thirrur nga kryeministrit Edi Rama me kryetarët e partive politike shquiptare të Maqedonisë së Veriut. Do diskutohet lidhur me ndryshimet kushtetuese që burojnë nga marrëveshje me Bullgarinë
Kapen 3 ‘’zyrtarët e rremë’’ që u morën 25 mijë Euro bizneseve. Në kërkim 2 të tjerë.
Policia godet nje grup qe u kishin marre shuma te konsiderueshme parash disa biznesmeneve ne Tirane, duke u hequr si zyrtare vendore. Tre prej mashtruesve bien ne pranga, dy te tjere shpallen ne kerkim.
Publikohen pamjet para arrestimit të Antonio Lekës. Ishte nisur ‘’për të vrarë politikanët’’.
Publikohen pamjet filmike para arrestimit te Antonio Lekes, 36 -vjecarit qe u arrestua nga policia e Lezhes nje dite me pare, pasi u kap i armatosur. Ai u denoncua nga familja e tij, ndersa kishte deklaruar se do te vriste disa politiakane.
Covid, ekspertët: Situata në Kinë nuk duhet të na shqetësojë.Po kalon në endemi.
Vala e re e covid -19 qe ka goditur Kinen nuk duhet te shqetesoje Shqiperine. Ekspertet thone se variantet qe qarkullojne tani ne Kine kane qarkulluar me pare ne Europe dhe sugjerojne se covid duhe te te trajtohet si endemi.
Biden, njësoj si Trump. I gjenden dokumente sekrete në zyrën private.
Probleme per presidentin amerikan Xho Bajden. Hetuesit e Departamentit te Drejtesise i gjejne disa dokumente sekrete ne zyren private. Rasti eshte i ngjashem me ate te ish -presidentit Tramp, i cili u vu nen hetim.
Lojërat olimpike, vështirësohet kualifikimi për atletët shqiptarë.
Veshtiresohet kualifikimi per ne Lojerat Olimpike te Parisit per atletet shqiptare. Ne disa disiplina, Komiteti Olimpik Nderkombetar ka vendosur te ule numrin e pjesemarresve dhe norma me te veshtira per t’u arritur.
/tvklan.al