Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 12 Gusht 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 12 Gusht 2024
Mbërrin në atdhe ekipi olimpik shqiptar. Veliaj: Pa vlerë cicmicet politike, ky është suksesi i Shqipërisë
Me një ceremoni të veçantë u prit në aeroportin e Rinasit, ekipi olimpik shqiptar që bëri historinë në Paris me dy medalje bronzi. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj tha se cicmicet politike janë pa vlerë pasi ky është suksesi i Shqipërisë.
11 vatra zjarri aktive në vend. Në 24 orë u izoluan dhe shuan 36 zjarre
Mbetet problematike situata e zjarreve në vend ku në 24 orët e fundit janë raportuar 11 vatra aktive nga veriu në jug. Vënia e tyre nën kontroll po vështirësohet nga terreni dhe era që favorizon flakët. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Kulla e Sahatit, më e vizituara e Tiranës. Të huajt tërhiqen nga ikona e kryeqytetit
Kulla e Sahatit në Tiranë është një vendet më të vizituara nga turistët e huaj. Objekti ikonë i kryeqytetit nuk është asnjëherë bosh pasi aty gjen vizitorë nga vende të ndryshme të botës të cilët ngjitin 90 shkallë për të parë një tjetër anë të Tiranës.
Euro vijon pikiatën/ Për herë të parë zbret nën 100 Lekë në kursin e BSH
Euro zbriti për herë të parë këtë të hënë nën 100 lekë në kursin zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Rënia që nisi prej muajit maj sipas ekspertëve shpjegohet me fluksin e lartë të turistëve dhe investimet e huaja në blerjen e pasurive të patundshme.
Vrasja në Pogradec, motra e viktimës rrëfen ngjarjen. Kamerat zbardhën ngjarjen. Hetohen veprimet e policisë
Vrasja e një 42-vjeçari në Pogradec e raportuar fillimisht si aksidentale u arrit të zbardhej falë kamerave të sigurisë. Familjarët e viktimës thonë se dyshuan që në fillim për rrethanat. Nisin verifikimet edhe për veprimet e policisë.
Ukrainasit hyjnë 30 km brenda territorit rus. Zjarr në centralin bërthamor të Zaporizhias
Përparimi i pandalshëm i ukrainasve deri 30 kilometra brenda territorit rus solli dhe reagimin e pare zyrtar te Vladimir Putinit. Presidenti rus u zotua se do t’i nxjerre jashtë kufirit trupa ukrainase, duke e akuzuar Kievin se po synon destabilizimin politik te Rusise.