#lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 15 Nëntor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines  15 Nëntor 2023

Qeveria miraton marrëveshjen me Italinë për emigrantët. BE: Nuk shkel ligjet tona

Qeveria miraton marrëveshjen e firmosur me Italinë për pritjen e emigranteve nga vendet e Afrikës që kërkojnë azil ne Itali. Pas votës ne qeveri, pakti do te kaloje për votim ne parlament. Reagon Brukseli që thotë se drafti nuk shkel ligjet e BE-së.

Rama: Komisioni që kërkon opozita, ndesh me Kushtetutën. Berisha: Në Kuvend, buxheti i vjedhjes

Kryeministri Edi Rama thotë se kërkesat e opozitës për ngritjen e disa komisioneve hetimore parlamentare bien ndesh me Kushtetutën. Në anën tjetër kryedemokrati Berisha thotë se qeveria ka sjellë në Kuvend buxhetin e vjedhjes së shqiptarëve.

Tuneli i Murrizit drejt fundit. Balluku: Ka pasur nevojë për performamcë speciale

Edhe 100 metër nga përfundimi i Tunelit te Murrizit, pjesa me e rëndësishme e Rrugës se Arbrit. Zëvendëskryeministrja Balluku tha gjate një inspektimi me kryeministrin Rama se ka tuneli ka pasur nevoje për përforcime speciale.

Durrës-Prishtinë, shpallet fituesi i studimit të fizibilitetit dhe projekt-idesë së hekurudhës

Shpallet kompania fituese që do të realizojë studimin e fizibilitetit dhe projekt-idenë për ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë Durrësin me Prishtinën. Ndërtimi i kësaj vepre pritet të kap vlerën e 700 milionë eurove.

Gjobë nga 200 mijë deri në 400 mijë për hedhjen e fishekzjarreve gjatë festave familjare

Të gjithë familjaret apo bizneset, që për festa private do të hedhin fishekzjarrë, rrezikojnë të gjobiten nga 200 mije deri ne 400 mije leke. Ne marrëveshjen mes 3 ministrive, masat përjashtohen vetëm për festat e fundvitit.

Hapet Panairi i librit në Tiranë. Për 5 ditë ekspozohen botimet e mbi 100 shtëpive botuese

U hap sot në Tirane Panairi i 26-te i Librit. Për 5 dite me radhe, ne Pallatin e Kongreseve do te ekspozohen botimet e reja te mbi 100 shtëpive botuese shqiptare dhe te disa vendeve te tjera.

Kombëtarja, stërvitje me dyer të mbyllura në ‘’Air Albania’’ para ndeshjes me Moldavinë

Kombëtarja kreu sot pasdite stërvitjen e fundit përpara nisjes për ne Moldavi, ku te premten do te luaje ndeshjen kualifikuese për në Euro 2024. Stërvitja u zhvillua me dyer te mbyllura, për të mos zbuluar skemat e lojës.

/tvklan.al