Spiker: Redi Prifti
Headlines 17 Nëntor 2023
Meloni: Marrëveshja me Shqipërinë mund të shërbejë si bazë edhe për vendet e tjera.
Kryeministrja italiane Xhorxhia Meloni u përgjigjet kritikave të opozitës në vendin e saj për marrëveshjen e nënshkruar me Shqipërinë për emigrantët. Ajo thotë se kjo marrëveshje mund të shërbejë si bazë edhe për vendet e tjera.
GJL: Lejen për betimin e Belerit e jep prokurori. Nuk vendos as “Durrësi” as drejtoria e burgjeve.
Gjykata e Lartë zbardhur vendimin për çështjen e betimit të Fredi Belerit si kryebashkiak i Himarës. Kjo gjykatë saktëson se për lejen vendos vetëm prokurori i çështjes dhe jo gjykata e Durrësit apo drejtoria e burgjeve.
Në garë me Italinë për ekstradimin e Dritan Rexhepit. Gati shkresat për t’ia nisur Turqisë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja thotë se Shqipëria ka gati dokumentacionin për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i arrestuar 1 javë më parë në Turqi. Për ashtuquajturin “baron të drogës”, kërkesë për ekstradim ka bërë edhe Italia.
Alarmi i Zelensky-t: Ballkani perëndimor është objektiv i radhës i Rusisë për destabilitet.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paralajmëron se Ballkani Perëndimor është rajoni i radhës, ku Rusia po përpiqet të nxisë konflikte të armatosura pas Lindjes së Mesme. Këtë rrezik e mbështet edhe Bashkimi Europian./tvklan.al