#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 17 Qershor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Shqipëria fiton 2-0 ndaj Moldavisë në “Air Albania”. Sfida, live në Tv Klan

Shqipëria fiton 2-0 ndaj Moldavisë për kualifikueset e “Euro 2024” në ndeshjen e luajtur në “Air Albania” dhe të transmetuar drejtpërdrejt në ekranin e Tv Klan. Për kuqezinjtë shënuan Jasir Asani dhe Nedim Bajrami në pjesën e dytë.

DASH: Të lirohen menjëherë 3 policët e Kosovës të ndaluar me akuza të rreme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga Serbia që të lirojë menjëherë 3 policët e Kosovës të ndaluar pak ditë më parë. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se ata po mbahen në burg me akuza të rreme.

Begaj: Rajoni të reagojë kundër destabilizimit të Kosovës. Osmani: Koha të ulemi me SHBA e BE.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj thotë se vendet e rajonit, anëtare në NATO, duhet të flasin me një zë për moslejimin e destabilizimit të Kosovës e gjithë rajonit. Ndërsa presidentja e Kosovës apelon se TANI është koha për t’u ulur me SHBA e BE.

Olsi Leku del për herë të parë para drejtësisë. I dënuar me burg bpërjetë për vrasje të dyfishtë .
Del për herë të parë para gjykatës pas ekstradimit nga Greqia, Olsi Leku i dënuar në mungesë me burg përjetë për një vrasje të dyfishtë në Elbasan në vitin 2012. 44-vjeçari është lënë në burg pa afat deri në shqyrtimin e çështjes së tij nga Apeli.

Të rinjtë nuk duan të punojnë? Raporti i INSTAT: 22.5% e tyre janë të papunë.
Bizneset ankohen për mungesën e fuqisë punëtore, por të rinjtë e papunë në Shqipëri po shtohen. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se në 3 muajt e parë të vitit shkalla e papunësisë për moshën 15-29 vjeç është 22,5 %.

Moti i keq boshatis plazhet, anulohen prenotimet. Përmbytje në Serbi e Bosnje.
Moti i paqëndrueshëm, i ngjashëm me vjeshtën ka bërë që pushuesit të anulojnë prenotimet e fundjavës në plazhet shqiptare. Moti i keq ka përfshirë pothuajse të gjithë Ballkanin Perëndimor duke shkaktuar përmbytje në Serbi dhe Bosnje.