Klan News ka siguruar pamjet e ekzekutimit të bizesmenit Eduart Reçi, ngjarje që ndodhi mbrëmjen e së mërkurës së kaluar në Tiranë.
Siç shihet në pamjet e siguruara nga gazetari Besar Bajraktari, Reçi del nga hyrja e pallatit drejt oborrit të ndërtesës, ku qëllohet për vdekje.
Në pamje nuk mund të identifikohet autori, i cili dyshohet se ishte vendosur rreth 30 metra larg shënjestrës, në shkallët e emergjencës së një hoteli aty pranë.
Kujtojmë se mesditën e sotme gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka, nën akuzë për ekzekutimin e biznesmenit Eduart Reçi.
Sipërmarrësi Reçi po angazhohej për të ndërtuar një pallat, projekt i cili kërkonte bashkëpunim dhe dakordësi edhe me persona të tjerë që kishin pronën ngjitur, mes të cilëve vëllezërit Duka që kanë në zotërim një local.
Përplasjet për ndërtimin e pallatit dhe për pronat kanë sjellë konfliktin mes efektivit të policisë së Komisariatit Nr. 2, Shkëlqim Duka dhe vëllai të tij Florian Duka me ndërtuesin Reçin.
/tvklan.al