#lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 18 Nëntor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Anjola Hamzaj
Headlines 18 Nëntor
Shqipëria kualifikohet në Europian. I duhet një barazim për të mbajtur kreun e grupit
Shqipëria mori 1 pikë në Moldavi dhe siguroi për herë të dytë në histori kualifikimin në finalet e Europianit 2024 qe mbahet në Gjermani. Në ndeshjen e fundit kundër Ishujve Faroe i mjafton 1 pikë për të mbajtur edhe vendin e parë në grup.
Tv Klan fiton të drejtat e transmetimit për Euro 2024. Ndeshjet pa pagesë në ekranin kampion
Televizioni KLAN fiton të drejtat e transmetimit të finaleve të EURO 2024 që zhvillohen në Gjermani. Ndeshjet e kuqezinjve dhe skuadrave më të mira europiane do të përcillen ne ekranin kampion pa asnjë pagesë në të gjithë territorin e Shqipërisë
Koncensioni i sterilizimit/ GJKKO cakton “detyrim paraqitje” dhe bllokim pasaporte për Ilir Beqajn
Gjykata e Posaçme cakton masën detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte për Ilir Beqajn, ndërsa SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre për koncesionin e sterilizimit. Beqaj jep dorëheqjen si kreu i agjencisë Agjencisë të Programimit Strategjik.
Tritol lokalit të 24-vjeçarit në Kamëz. Tv Klan siguron pamjet e vendosjes së lëndës plasëse
Një shpërthim me lëndë plasëse ndodhi ne orët e para të mëngjesit në ambientet e jashtme të një lokali në Kamëz. Tv Klan siguron pamjet e momentit kur autorët vendosin tritolin në afërsi të biznesit dhe më pas largohen me shpejtësi me një makinë.
Sfidat e turizmit, ekspertët: Problem infrastruktura, kapacitetet pritëse dhe mbipopullimi i plazheve
Bumi turistik që përjetoi Shqipëria gjatë këtij viti ka nxjerrë në pah edhe disa problematika që kërkojnë adresim. Operatorët turistik vlerësojnë se infrastruktura rrugore, kapacitetet pritëse dhe mbipopullimi i plazheve janë çështje që kërkojnë zgjidhje.
Izraeli urdhëron evakuimin e spitalit Al-Shifa. OKB paralajmëron krizë shëndetësore në Gaza
Izraeli urdhëron evakuimin e plotë të spitalit Al-Shifa në Gaza, teksa qindra pacientë dhe pjesëtarë të stafit largohen çdo ditë përmes rrugëve të evakuimit. OKB paralajmëron se e gjithë gaza mund të përfshihet tani nga një krizë shëndetësore.