#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 19 Dhjetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 19 Dhjetor 2022

Dy shqiptarët e vrarë në Athinë, me precedentë. Autori, vrasës profesionist.

Dy shqiptaret e vrare nje dite me pare ne Athine kishin precedentë te shumte kriminale. Policia thotë se autori ishte një vrasës profesionist, pasi zbrazi 7 plumba ne 4 sekonda, duke i lënë te vdekur ne vend dy objektivet e tij. 

Shëmbet pallati në rrugën “Myslym Keta”, u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit shemb një pallat 5 katesh ne Tirane, qe u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit te vitit 2019. Ekspertet kishin konstatuar se pas tërmetit struktura e tij nuk ishte më e qëndrueshme.

Rama: Opozita manipulon të pastrehët e termetit. Veliaj: Të gjithë të prekurit kanë marrë bonus qeraje.

Kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj thanë se pallati i shembur në kryeqytet ishte i rrezikshëm për banorët dhe se akuzat e bëra nuk qëndrojnë. Sipas tyre opozita po manipulon të prekurit e tërmetit për interesat e saj.

Berisha: Amnistia fiskale, në interes të krimit, deputetët të mos bëhen pjesë.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thote se plani i qeverise per te miratuar Amnistinë Fiskale u shërben vetem grupeve kriminale. Ai u ben thirrje deputeteve te mos e votojnë, per te mos u bere pjese e interesave mafioze.

Altin Dumani merr detyrën si kreu i SPAK: Një epokë e re kundër krimit e korrupsionit.

Altin Dumani merr zyrtarisht detyrën si drejtues i Prokurorisë se Posaçme Kundër Krimit te Organizuar dhe Korrupsionit. Ai premton se do te nise nje epoke te re ne luftën kunder ketyre dy veprave te renda kriminale.

Plani për një bazë të NATOS, në Porto Romano, qeveria nis konsultat me aleancën.

Qeveria nis konsultimet me NATO-n per ndërtimin e nje baze ushtarake detare te Aleancës ne Porto Romano. NATO ka premtuar sjelljen e eksperteve per te pare zonen, ndersa po punohet për gjetjen e financimit te projektit.

Argjentinasit festojnë deri në mëngjes.FIFA i shpërblen fituesit me 43.5 milionë USD.

Argjentinasit festojnë deri ne oret e para te mengjesit per fitoren e Kupës se Botes ne Futboll. Ndersa FIFA i shpërbleu fituesit me çekun prej 43.5 milionë dollarësh./tvklan.al