#lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 20 Nëntor 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 20 Nëntor 2023

Shqipëria shkon në Euro2024 si e para e grupit. Shpërthen festa kuqezi për kualifikimin.

Shqipëria barazon ndaj Ishujt Faroe, duke siguruar vendin e parë në grup. Për herë të parë histori, Shqipëria shkon si e para e grupit me 15 pikë në një Kampionat Europian. FSHF organizon festë kuqezi pas ndeshjes, ndërsa dhjetëra e qindra qytetarë festojnë në rrugët e kryeqytetit.

Buxheti 2024 votohet mes flakëve e tymit. Rama: Opozita ka prekur fundin.

Në një seancë që zgjati vetëm pak minuta, parlamenti miratoi sot në parim buxhetin për vitin e ardhshëm dhe paketën fiskale. Opozita ndezi tymuese në përpjekje për të bllokuar seancën. Kryeministri Rama thotë se opozita ka prekur fundin.

Apeli shtyn oër neslr vendimin për masat e Berishës. Avokatët: Janë antikushtetuese.

Gjykata e Apelit shtyu për të martën vendimin për masat e sigurisë për Sali Berisha dhe dhëndrin e tij. Avokatët argumentuan se masat për ish-kryeministrin janë antikushtetuese pasi janë marrë pa njoftuar më parë Kuvendin

Gjykata le në fuqi masën për Ilir Beqajn. Ish-ministri nuk jep shpjegime në seance.

Gjykata e Posaçme lë të pandryshuar masën detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë vendit për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në seancë ai nuk e kundërshtoi masën ndërsa përpara mediave mbrojti koncesionin e sterilizimit.

BSH: Bankat, më shumë kredi për bizneset e turizmit. Kredimarrësit kërkojnë hua në lek.

Një raport i fundit i Bankës së Shqipërisë vëren se përveç ndërtimit, bankat po e orientojnë kredinë drejt sektorit të turizmit. Bie në sy preferenca për të marrë kredi në lek dhe jo në euro për shkak të luhatjeve të kursit të këmbimit.

/tvklan.al