#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 21 Nëntor 2023 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 21 Nëntor 2023
Drogë me avione nga Amerika Latine, në pranga policë dhe ish-drejtues të policisë. Në kërkim Ervin Mata.
SPAK jep detaje mbi operacionin qe çoi në pranga 2 zyrtarë edhe një ish-zyrtar te policisë dhe 1 anëtar te nje grupi kriminal. Ata akuzohen për trafik droge nga Amerika Latine, pastrim parash, tentative vrasje e përkrahje te autorit te krimit.
Apeli liron nga burgu Jamarber Malltezin. S’ndryshon vendimin për Sali Berishen
Gjykata e Posaçme e Apelit vendos të lirojë nga qelia dhe të caktojë masën “arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin ndërsa për Sali Berishën, masa mbeti e njëjtë: “detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Euro dhe Dollari vijojnë rënien e lirë. Ekspertët: Trendi do të vijojë deri në 2024
Leku vijon forcimin në raport me Euron dhe Dollarin në tregun e këmbimit valutor. Ekspertët thonë se ky trend do të vijojë. Të favorizuar nga kjo situatë mbeten importuesit dhe ata që shlyejnë borxhet në valutë të huaj.
Stoltenberg dhe Vuçiç përplasen për Kosovën kreu i NATO-s, kundër ushtrisë serbe në kufi.
Takimi mes kreut të NATO-s dhe presidentit serb nxjerr në pah dallimet për Kosovën. Stoltenberg tha se grumbullimi i ushtrisë serbe në kufi të Kosovës nuk ndihmon ndërsa Vuçiç u përgjigj se për këtë çështje nuk pranon të marrë urdhra.
Izraeli dhe Hamasi në prag marrëveshje. Biden: Së sahpejti disa nga pengjet mund të mbërrijnë në shtëpi.
Izraeli dhe Hamasi janë shumë afër një marrëveshje që do të sigurojë një amrëpushim 4 ditor dhe shkëmbim të të burgosurve. Presidenti amerikan tha se palët janë shumë afër dhe shumë shpejt disa nga pengjet mund të mbërrijnë në shtëpi.
Sylvinho flet pas kualifikimit të Shqipërisë në vend të parë: Tani është më e vështirë.
Shqipëria u kualifikua në finalet e Europianit duke e mbyllur për herë të parë në krye të grupit. Trajneri Silvinjo e konsideroi këtë si një ëndërr të realizuar, por shtoi se tashmë vjen pjesa më e vështirë.
/tvklan.al