Spiker: Redi Prifti
Headlines 21 Nëntor 2023
Drogë me avione nga Amerika Latine, në pranga policë dhe ish-drejtues të policisë. Në kërkim Ervin Mata.
SPAK jep detaje mbi operacionin qe çoi në pranga 2 zyrtarë edhe një ish-zyrtar te policisë dhe 1 anëtar te nje grupi kriminal. Ata akuzohen për trafik droge nga Amerika Latine, pastrim parash, tentative vrasje e përkrahje te autorit te krimit.
Apeli liron nga burgu Jamarber Malltezin. S’ndryshon vendimin për Sali Berishen
Gjykata e Posaçme e Apelit vendos të lirojë nga qelia dhe të caktojë masën “arrest në shtëpi” për Jamarbër Malltezin ndërsa për Sali Berishën, masa mbeti e njëjtë: “detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Euro dhe Dollari vijojnë rënien e lirë. Ekspertët: Trendi do të vijojë deri në 2024
Leku vijon forcimin në raport me Euron dhe Dollarin në tregun e këmbimit valutor. Ekspertët thonë se ky trend do të vijojë. Të favorizuar nga kjo situatë mbeten importuesit dhe ata që shlyejnë borxhet në valutë të huaj.
Përplasen për Kosovën. Kreu i NATO-s, kundër ushtrisë serbe në kufi.
Takimi mes kreut të NATO-s dhe presidentit serb nxjerr në pah dallimet për Kosovën. Stoltenberg tha se grumbullimi i ushtrisë serbe në kufi të Kosovës nuk ndihmon ndërsa Vuçiç u përgjigj se për këtë çështje nuk pranon të marrë urdhra.
Izraeli dhe Hamasi në prag marrëveshje. Biden: Së sahpejti disa nga pengjet mund të mbërrijnë në shtëpi.
Izraeli dhe Hamasi janë shumë afër një marrëveshje që do të sigurojë një amrëpushim 4 ditor dhe shkëmbim të të burgosurve. Presidenti amerikan tha se palët janë shumë afër dhe shumë shpejt disa nga pengjet mund të mbërrijnë në shtëpi.
Duka dhe Sylvinho në Opinion: Si rivalë duam Gjermaninë dhe Serbinë në Euro 2024
Presidenti i FSHF-së, Armando Duka dhe trajneri i kuqezinjve Silvinjo rrëfyen ne emisionin Opinion të gjitha emocionet dhe momentin kur e besuan për kualifikimin e Shqipërisë në Euro2024. Ndërsa preferojnë të kenë Gjermaninë e Serbine në grup, duke shmangur Italinë.
/tvklan.al