#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 22 Dhjetor 2022 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 23 Dhjetor 2022
Mitsotakis viziton Dropullin e Himarën, Rama: Marrëveshjen për detin e zgjidh Haga.
Kryeministri grek Qirjakos Mitsotaqis vizitoi sot Dervicanin dhe Himarën dhe shprehu mbështetjen per integrimin e Shqipërisë. Kryeministri Rama, qe e shoqëroi ne Dervican, premton se çështja e kufirit detar do te zgjidhet ne Hage.
PS-PD, debate në seancën e fundit të këtij sesioni parlamentar.
Debate të ashpra në seancën maratonë që përmbylli sesionin parlamentar te këtij viti. Kryeministri Rama kërkoi të marrë fund politika e akuzave penale pa fakte. Berisha akuzon qeverinë për korrupsion dhe vjedhje.
Edmond Papa u ndoq 1 muaj nga vrasësi. Kamerat zbulojnë lëvizjet.
Nuk ka ende autor vrasja e biznesmenit Edmond Papa. Policia ka mundur te krijoje një profil fizik te vrasësit, ndërsa nëpërmjet filmimeve te kamerave te sigurisë ka zbuluar se ai e ka ndjekur biznesmenin për afro 1 muaj me radhe.
Kilometrat ngelin makinat në kolaudim. Ulen nga tregtarët për të mashtruar blerësit.
Makinat me kilometrat e ndryshuar nga tregtaret qe mashtrojnë blerësit, po ngelin te gjitha ne kolaudim. Kontrolli teknik po nxjerr ne pah skandalin dita ditës, ndërsa qytetaret detyrohet te paguajnë para shtese për te kaluar testin.
Serbët, kushte për heqjen e barrikadave: Lironi të arrestuarit dhe tërhiqni policinë.
Serbet protestojnë ne Zveçan kundër qeverise Kurti dhe vendosin kushte për largimin e barrikadave. Ata kërkojnë lirimin e te arrestuarve, fshirjen e listave për arrestime te tjera dhe tërheqjen e njësive speciale te policisë se Kosovës./tvklan.al