Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Dhjetor 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 23 Dhjetor 2024
Opozita bllokon rrugët, përplasje me policinë në Tiranë. Berisha: S’ndalemi deri në qeveri teknike
Opozita proteston në Tiranë duke bllokuar 5 akse kryesore si pjesë e mosbindjes civile. Protestuesit përplasen me policinë qe e quajti vepër penale. Kryedemokrati Berisha tha se mosbindja civile do te vijoje deri ne krijimin e qeverise teknike.
PS rrëzon komisionin për portin e Durrësit. Peleshi:Veprim politik. Bardhi: PS ka frikë
Mazhoranca rrëzon kërkesën e PD për ngritjen e një komisioni për hetimin e projektit të portit të ri të Durrësit dhe atij në Porto Romano. Socialistët thane se kërkesa ka qëllime politike ndërsa PD akuzoi mazhorancën se ka frikë nga transparenca.
Sterilizimi, Spak pranon kërkesën e GJKKO për të rënduar akuzat ndaj Ilir Beqajt: Grup kriminal
SPAK pranon kërkesën e gjykatës dhe rendon akuzat për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ai tani duhet të përballet në gjykatë me akuzat “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” dhe “grup kriminal” në çështjen e koncesionit të sterilizimit.
95 e të huajve këtë vit kanë ardhur për qëllime turistike. Rritje e interesit edhe për bizneset në Shqipëri
Nga rreth 11 milionë të huaj që kanë hyrë në vendin tonë në 11 muaj të këtij viti, 10.4 milionë ose 95% e tyre kanë ardhur për qëllime turistike. Por rritje ka pësuar edhe numri i atyre që kanë ardhur në vendin tonë për të bërë biznes.
Trump: Gati të takohem me Putin. Konflikti në Ukrainë duhet të marrë fund menjëherë
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara Donald Tramp pranon të takohet me Vlaidmir Putinin për të biseduar për fundin e luftës në Ukrainë. Ai tha se në këtë luftë po përdoren armë shumë të rënda dhe po shkaktohet vuajtje e madhe.
Giro D’Italia do të mbahet në Shqipëri në maj të 2025. Rama: Kartolinë për vendin
“Xhiro d’Italia” një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive në botë, do të nisë nga Shqipëria në maj të vitit të ardhshëm. Etapat do të prekin Tiranën, Durrësin dhe Vlorën. Kryeministri Edi Rama e quajti këtë një kartolinë për prezantimin e vendit.
/tvklan.al