Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Cili është trendi me i ri i pemës së krishtlindjeve, video

Një pemë krishtlindjesh vërtetë e vecantë duket trendi i këtij viti. Në një video tregohet, sesi ta bëjmë pemën me libra, si mënyrë për të festuar dhe për të mësuar e nxënë dije.

I moshuari me probleme mendore, nipi e partnerja i grabisin pasurinë

Irinda Shala, vajza e ciftit Shala, e birësuar 6 muajshe dhe avokatja e saj Nertila Qordja denoncojnë, se të moshuarit me probleme të shëndetit mendor, u grabitën në vitin 2015 nga nipi, Emil Babameto.Ajla përfitoi në atë kohë rreth 100 milionë lekë kompesim me vendim nga Strasburgu, si pronare e tokës së ish-ambasadës kineze. Nipi, duke abuzuar me gjendjen e tyre mendore, i futi në sherr me vajzën Irindën, duke nxjerrë pretendimin, se ajo nuk ishte bijë gjaku. Ai mori ciftin e moshuar Shala, e coi në bankë, duke thënë, se banka do të falimentonte e duhet t’i merrnin lekët në shtëpi. Ajla dhe Silvio bashkë me nipin, Emilin i tërhoqën paratë, që i mori ky i fundit. Irinda, vajza e ciftit, bëri denoncim në Prokurori, por prokurori, që kishte dosjen, e pushoi cështjen me justifikimin, se cifti i kishte tërhequr vetë paratë nga banka.Në vitin 2018, pasi Ajla Shala kishte dy vjet, që kishte ndërruar jetë, Emil Babameto fut në sherr Silvion me vajzën, duke shfrytëzuar sëmundjen e tij mendore, pas së cilës ai merrte mbeturina e i fuste në shtëpi. Emili i hoqi ilacet Silvios, që të rëndonte situatën dhe ta manipulonte atë.Irinda 28 vjecare, që nuk kishte dijeni, që ishte e birësuar shkon të punojë si mësuese anglishteje në Kinë dhe i moshuari mbeti plotësisht në dorë të nipit, Emilit, i cili i mori gjithë pasurinë. Në vitin 2020 nipi, Emili, ndërroi jetë nga covidi.Bashkëjetuesja e tij, Elda Dedja, ditën e vdekjes, përmes një prokure, që i jepte të drejtë të administronte pronat e firmës, që të ndjerit Babameto, kaloi pasuritë në emër të saj dhe të bijës, përfhsirë apartamentin e Silvio Shalës.Përmes një tjetër deklarate, ajo i merr të moshuarit pensionin. Në këtë kohë apartamenti i Silvios digjet dhe ky i fundit cohet në azil shtetëror.

Plas të moshuarin në azil, i përvetson pasurinë e i merr pensionin

Deklaratat, që të ndjerit Silvio Shala iu morën, për t’i grabitur pasurinë e pensionin nga Elda Dedja, u bënë te noteri Terens Kurti, i cili duhet të kishte evidentuar gjendjen e shëndetit mendor të Silvios, i cili kurohej në këtë drejtim që nga viti 2015.Ne kemi siguruar fakte shkresore të kartelës së të moshuarit, por edhe pamje filmike të gjendjes së tij, dhe ky i fundit duket, që është i pamundur të marrë vendime. Gjithashtu ne kemi pyetur në azil, se kush është kujdesur për të moshuarin dhe në këtë institucion na thonë, se vetëm vajza e tij është kujdesur për të ndjerin. Ndërsa Elda Dedja nuk është parë kurrë në azil, edhe i mori shtëpi, pasuri e pension të ndjerit.

/tvklan.al