Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 23 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Drini Zeqo
Headlines 23 Shtator 2024
Rama në OKB: Nevojitet një sistem për t’i marrë me të mirën e teknologjise dhe për të frenuar dëmet e saj
Në ditën e dytë të qëndrimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork, kryeministri Rama sugjeron ndërtimin e një sistemi për të marrë më të mirën nga teknologjia dhe për të frenuar efektet e dëshme të saj.
Gara për drejtorin e përgjithshëm të policisë, Hoxhaj: Brenda javës dërgoj emrin në qeveri
Drejt mbylljes gara për drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit. Ministri i Brendshem, Ervin Hoxha deklaron në komisionin parlamentar të sigurisë se do ta propozoje emrin në Këshillin e Ministrave brenda javës.
Përfundojnë hetimet për dosjen “Partizani”. Berisha e Malltezi thirren të tërheqin fashikujt
SPAK perfundon hetimet për dosjen “Partizani” dhe i kerkon ish -kryeministrit Sali Berisha dhe dhederrit te tij, Jamarber Malltezit te paraqiten te merkuren per te terhequr fashikujt, perpara se te perballen ne gjykate.
Rëndohen pozitat për 2 ish-drejtorët e bashkisë. Molla e Qato, nën hetim edhe për pastrim parash
Rendohen akuzat per dy ish -drejtoret e bashkise se Tiranes, Redi Molla e Marenglen Qato. Pervec akuzave per korrupsion me kompanine “5D”, ata do te hetohen nga Prokuroria e Posacme edhe per pastrim parash.
Qeveria, reformë në tregun e punës. Synohet deklarimi real i pagave dhe rritja e kontributeve
Qeveria nis strategjine per te formalizuar plotesisht tregun e punes. Plani afatmesem i saj, i hedhur per konsultim publik nga Ministria e Financave, synon uljen e informalitetit dhe rritjen e kontributeve permes deklarimit te plote te pagave.
Emigrantët, regjistrim 68 ditë para datës së zgjedhjeve nëse duan të marrin pjesë në votime
Emigrantet qe do te duan te marrin pjese ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit te ardhshem duhet te regjistrohen ne platformen e posacme te pakten 68 dite para mbajtjes se votimeve. KQZ ben publike rregulloren.
Rriten tensionet. Bombardimet e ashpra të Izraelit shkaktojnë 100 viktima në Liban
Izraeli ashpërsoi bombardimet ndaj pozicioneve të Hezbollahut në Liban. Deri më tani flitet për 100 të vdekur dhe 400 të plagosur, ndërsa banorëve, ushtria izraelite po u dergon mesazhe ne celular qe te largohen urgjentisht.
/tvklan.al