Spiker: Drini Zeqo
Headlines 25 janar 2025
Rama: Shteti Bektashi nuk cënon sovranitetin territorial. Komunitetet fetare të mos shqetësohen
Ne 95 -vjetorin e vendosjes se Kryegjyshates Boterore ne Shqiperi, kryeministri Rama deklaron se krijimi i shtetit Bektashi, me nje statusi si Vatikani, nuk cenon sovranitetin territorial dhe sekomunitetet e tjera s’duhet te shqetesohen.
Shuhet në moshën 95-vjeçare kryepeshkopi Janullatos, ishte shtruar prej 5 janarit në spital
Shuhet ne moshen 95 -vjecare kryepeshkopi Janullatos, i cili drejtoi Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare prej vitit 1992. Ai nuk mundi ta fitoje betejen me semundjen, per te cilen po kurohej prej 3 janarit ne nje spital ne Athine.
Berisha: Onkologjiku në krye të krimeve kundër njerëzimit. E shkëpusim nga QSUT, do ta bëjmë institut
Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Rama se me spitalin Onkologjik ka kryer krime kunder njerezimit. Ai premoi shkeputjen e tij nga QSUT dhe shnderrimin ne nje institut te tumoreve, pa pagese.
Vrasje e 48-vjeçarit në Zall Mner, autorët e pritën 1 orë 200m larg shtëpisë
Të tjera detaje nga vrasja e 48-vjeçarit Lulzim Visha në Zall Mner. Autorët dyshohen se e pritën për fro 1 orë 200 metra larg shtëpisë së tij. Policia sekuestron një armë me silenciator gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve.
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës Do të çonte 1 ton kokainë në SHBA
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kerkojne ekstradimin nga Shqiperia kolumbianit te arrestuar vitin e shkuar për laboratorin e kokainës në Fushë-Krujë. Bashke me Klodian Zaimin ai dyshohet se do te trafikonte 1 ton kokaine ne Florida.
Kamera e Tv Klan hyn në Damask. Fevziu: Vendi po kthehet në normalitet
Siria po i kthehet normalitetit pas renies se regjimit te Bashar al -Asad. Kamera e televizionit Klan dhe emisionit Opinion hyn ne Damask, duke u bere e para kamera e nje televizioni shqiptar qe na tregon realitetin nga Siria, nepermjet gazetarit Blendi Fevziu.
/tvklan.al