Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Janar 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 26 Janar 2025

Mbërrijnë të martën 49 emigrantë në Gjadër. Italia riaktivizon paktin me Shqipërinë

49 emigrantë të tjerë nga Egjipti dhe Bangladeshi pritet të mbërrijnë të martën në portin e Shëngjinit për t’u akomoduar më pas në Gjadër. Italia vendos të riaktivizojë marrëveshjen me Shqipërinë pas vendimit të gjykatës së Kasacionit.

Bizneset kërkojnë edhe punonjës pa shkollë të lartë. Të huajt mbushin mungesat në treg

Bizneset shqiptare po kërkojnë edhe punonjës me arsim të ulët dhe të mesëm. Kërkesat më të shumta mbeten në sektorët e ndërtimit dhe hoteleri-turizmit. Shumë biznese po e zgjidhin boshllëkun e krijuar me punëtorë të huaj.

Eurostat: 38% e shqiptarëve nuk mund të ngrohin shtëpitë

Shqipëria renditet e fundit në Europë për numrin e familjeve që mundësi të ngrohin banesat. Sipas Eurostat, vetëm 38% e tyre kanë mundësi reale për ta ngrohur të gjithë shtëpinë ndërsa problem shihet mungesa e sistemeve të ngrohjes qendrore.

CIA: covid doli nga laboratori. E paqartë nëse ishte aksident apo me qëllim

CIA beson se Covid-19 doli nga laboratorët në Kinë. Vlerësimi bëhet në një raport të publikuar vetëm pak ditë pas betimit të kreut të ri të agjencisë, por nuk përcaktohet nëse dalja e virusit ka qenë aksidentale apo e qëllimshme.

Një godinë të re për Bibliotekën Kombëtare. Misha: projekti zgjidh përfundimisht problemet

Biblioteka Kombëtare do të ketë së shpejti një godinë të re. Drejtori Piro Misha thotë se projekti do të jetë zgjidhja përfundimtare për gjendjen e vështirë të ruajtjes së librave dhe mungesën e hapësirave.