Kjo e diel sjell një tjetër rast mes vajzës e nënës në “Shihemi në Gjyq”. Në insertin prezantues të së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan, Erista tregon një varëse në të cilën shihet një portret dhe thotë se është arsyeja që e ka sjellë deri këtu.

“E shikoni këtë? Për gjakun e tij kam ardhur sot këtu. Atë që më ka bërë ajo zonjë nuk kam për t’ia falur kurrë se bombën e madhe më ka hedhur!”

Sapo hyn në studio, moderatori Ardit Gjebrea e pyet  për kuptimin e varëses. Erista shpjegon se është e babait të saj të ndjerë që ka ndërruar jetë 6 muaj më parë.

Ardit Gjebrea: Doja të të pyesja, ajo varësja që tregove, çfarë përfaqëson?

Erista: Varësja që kam është e babait tim që ka ndërruar jetë para 6 muajsh dhe ka lënë gjakun rrugëve. Unë sot kam ardhur për gjakun e tij.

Ardit Gjebrea: Ngushëllime!/tvklan.al