#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 26 Korrik 2023

Ndryshime në drejtimin e PS. Çuçi, kryetar grupi, Klosi zëvëndëson Gjiknuri si Sekretar i Përgjithshëm.

Ndryshime në kupolën drejtuese të Partisë Socialiste. Asambleja Kombëtare miraton propopozimin për të zgjedhur Bledi Çuçin si kryetar të Grupit parlamentar, ndërsa Blendi Klosi zëvendëson Damian Gjiknurin si Sekretar i Përgjithshëm

5 vatra aktive zjarri në Shqipëri, 144 ushtarë në terren. Shpërthime municionesh në Peshtan.

Zjarret vijojne te djegin siperfaqe te konsiderueshme ne vend, teksa era po favorizon hapjen e tyre. Ministria e Mbrojtjes njofton per 5 vatra aktive, me e madhja ne Peshtan te Fierit, ku ka edhe shperthime municionesh. 

Mbi 40 viktima moti në Mesdhe. Alarm për më shumë zjarre gjatë javës.

Moti ekstrem i ketyre diteve ka shkaktuar mbi 40 viktima ne rajonin e Mesdheut. Vende si Greqia dhe Italia janë në alarm nga zjarret që pritet të ushqehen nga erërat e forta. Në ditët vazhdim parashikohet te sjelle ulja e tempraturave.

EKSKLUZIVE/ Del autopsia për muxhahedinin e MEK. Infarkti i mori jetën, s’kishte shenja dhune.

Del autopsia e muxhahedinit qe humbi gjate kontrollit te policise ne kampin e MEK me 20 qershor. Sipas mjekeve ligjore, shkaku i vdekjes eshte nje arrest kardiak dhe demtimi i disa organeve si pasoje e semundjeve qe kishte viktima.

122 vite burg për 7 grabitësit e parave në Rinas. Grupi drejtohej nga Klement Çala.

Gjykata e Apelit konfirmon denimin me 122 vite burg për 7 të akuzuarit për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Aeroportin e Rinasit në vitin 2019. Sipas gjykatës kreu i grupit ishte Klement Çala, i cili mori dënimin më të rëndë me 20 vite burg.

Shifra rekord, 3.4 mln të huaj për 6 muaj në Shqipëri. INSTAT: 33% më shumë.

Shqiperia po perjeton nje bum turistik kete vere. Instituti i Statistikave raporton se ne 6 muajt e parë, ne vend hyne 3.4 milione turiste, ose 33 % me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare. Vendin e pare e mbajne turistet nga Europa.

/tvklan.al