#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 28 Korrik 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 28 Korrik 2023

Krim i rëndë në një familje në Lipjan, burri vret gruan, djalin e më pas veten.

Një krim i rëndë ka tronditur pasditen e sotme Kosovën, teksa 3 persona u gjetën të vrarë në një fshat të Lipjanit. Dyshohet se bëhet fjalë për një krim brenda familjet, teksa burri ka vrarë gruan, djalin dhe më pas veten.

Detaje për arrestimin  e Gjokës dhe Bistrit nga SPAK, zbardhen 4 atentate. Përgjimet, nga Franca.

SPAK jep detaje per operacionin qe coi ne arrestimin e 6 personave, mes te cileve ish -zyrtarin e policise, Oltion Bistri dhe biznesmeni Pellumb Gjoka. Pergjimet e ardhura nga Franca zbuluan 1 vrasje, 1 plagosje dhe 2 plane per atentate.

Gjykata sekuestron TIBO-n. Bllokimi pas një hetimi për mashtrim në vlerën e 2.2 milionë Eurove.

Me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Tiranës ka sekuestruar dy kompanitë TIBO qe operojne në fushën e medias. Bllokimi erdhi pas një hetimi për mashtrim me pasoja të rënda në vlerën e 2.2 milionë euro.

Rama mbledh qeverinë në Tepelenë: Reflektime në prag të një sezoni reformimesh.

Kryeministri Rama mbledh qeverine ne nje takim informal ne Tepelene, ku po analizohet puna e çdo ministrie. Ai thotë se mbledhja dy ditore do te shërbejë edhe për të reflektuar dhe qarkulluar ide në prag të sezonit të ri të reformimit të qeverisjes

Gjiknuri: Akuzat për inceneratorët, politike. Berisha: Është i përfshirë kokë e këmbë te ‘’Elbasani’’.

Ish -ministri i Infrastruktures dhe Energjise, Damian Gjiknuri hedh poshte akuazat per inceneratoret, duke i quajtur ato si politike. Por Sali Berisha thote se ai eshte i perfshire koke e kembe ne ceshtjen e inceneratorit te Elbasanit.

UEFA përjashton Juventusin nga Conference League: Mashtroi me bilancet.

Juventusi nuk do të jetë pjesë e kupave të Europës këtë sezon. UEFA vendosi ta dënojë për mashtrime me bilancet duke mos e lejuar të marrë pjesë në Konferec Ligë, si dhe duke e gjobitur me 20 milion euro.

/tvklan.al